Një orë pritje për të hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare të Merdarës

Një orë pritje për të hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare të Merdarës

Mërgimtarët që po hyjnë në Kosovë përmes pikës kufitare në Merdarë po përballen me pritje deri në një orë, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Pritje prej rreth 30 minutash po raportohen edhe në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë.

Ndërkohë, për ata që po dalin nga Kosova përmes po të njëjtës pikë, koha e pritjes shkon mbi një orë.

Sipas Qendrës, në pikat e tjera kufitare situata paraqitet më e qetë dhe pa pritje të theksuara.

Related Articles