Lajmi i fundit: Sipas Exit Poll-it të Albanian Post LVV-ja prin

Lajmi i fundit: Sipas Exit Poll-it të Albanian Post LVV-ja prin

Në bazë të Exit Poll-it të realizuar nga Albanian Post në bashkëpunim me Institutin “Source”, në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të sigurojë 43.50% të votave.

Bazuar në këtë rezultat të Exit Poll-it, LVV arrin të sigurojë 49 ulëse.

Ndërsa, në zgjedhjet e 9 shkurtit LVV-ja arriti të sigurojë 42.30% të votave, ose gjithsej 396 mijë e 787 vota. Megjithatë, këto nuk ishin të mjaftueshme për të formuar qeverinë e vetme.

PDK forca e dytë më të madhe në Kosovë

Zgjedhjet në Kosovë kanë përfunduar dhe qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre rreth orientimit të ardhshëm politik të vendit. Rezultati i Exit Poll-it të realizuar nga Albanian Post nxjerr Partinë Demokratike të Kosovës si forcën e dytë politike.

Ajo ka arritur të sigurojë 23.6 për qind të votave, në bazë të projektsionit të AP-së, duke shënuar një ngritje prej 3 për qind krahasuar me zgjedhjet e fundit parlamentare në vend, të  mbajtura në shkurt të këtij viti, në të cilat fitoi 20.95 për qind të votave.

PDK-ja do të ketë 26 mandate në legjislaturën e dhjetë kosovare, në bazë të Exit Poll-it të AP-së të realizuar në bashkëpunim me institutin “Source” në Prishtinë, i cili nuk i përfshin votat e diasporës, të cilat mund të ndikojnë në rezultatin përfundimtar. Exit Poll-i i AP-së mbështetet në një mostër përfaqësuese prej rreth 4,600 anketimesh.

LDK ka humbur 2.37% në krahasim me zgjedhjet e 9 shkurtit

Sipas të dhënave të Exit Poll-it të Albanian Post, në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 15.9%.

Më pak se një vit më parë, në zgjedhjet e nëntë shkurtit të vitit 2025, LDK kishte 171,357 vota ose 18.27%.

Në bazë të Exit Poll-it të Albanian Post, LDK ka humbur 2.37% në krahasim me zgjedhjet e kaluara.

Sipas këtyre të dhënave, Lidhja Demokratike e Kosovës ka humbur tre ulëse në Kuvendin e Kosovës.

AAK-ja siguron 7.20%

Në bazë të Exit Poll-it të realizuar nga Albanian Post në bashkëpunim me Institutin “Source”, në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka arritur të sigurojë 7.20 për qind të votave.

AAK-ja e cila ishte në koalicion me Nismën Socialdemokratike në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit grumbulloi 66 mijë e 256 vota apo 7.06%.

Sipas numrit të ulëseve që kanë siguruar në Kuvendin e Kosovës koalicioni AAK-Nisma siguroi 8 deputetë.

Related Articles