Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se iniciativa e “Mini-Shengenit” që dje u riemëruar “Open Balkan” është projekt politik para se të jetë ekonomik. I pari i LDK-së thotë se Serbia nuk e njeh Kosovën dhe si rrjedhojë integrimi ekonomik ballkanik ka kuptim atëherë kur paraprihet nga një njohje politike, raporton Gazeta Enigma.
Ai poashtu është shprehur se shkaku i interferimeve të kryeministrit Kurti në zgjedhjet në Shqipëri rrugët e Kosovës dhe Serbisë janë të ndara përballë Serbisë.
“Integrimi ekonomik ballkanik ka kuptim vetëm atëherë kur paraprihet nga një njohje politike – secili ndaj secilit. Serbia nuk e njeh Kosovën. Prandaj kufijtë marrin edhe më shumë kuptim. Ato bëhen vetvetiu më të fortë. Prandaj dhe si heqim dot as si ‘Mini Schengen’ e as si ‘Open Balkan’. Njohja para bashkëpunimit pa kufij” , ka thënë Abdixhiku.
Sipas kreut të LDK-së, interferimi në zgjedhjet në Shqipëri nga ana e kryeministrit Kurti ka bërë që rrugët e Kosovës dhe Serbisë të jenë të ndara përballë Serbisë.
“Qeveria e Kosovës duhet të flasë gjithsesi me Shqipërinë e Qeverinë shqiptare atje. Tensionimi i pakuptimtë i relacioneve tona – kryesisht për shkak të interferimeve të pamatura elektorale në këtë fillimvit nga Kryeministri ynë – ka bërë që për herë të parë në historinë 30-të e sa vjeçare, rrugët tona përballë Serbisë të jenë të ndara. Dhe kjo në vete është fatkeqësi. Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë një mendim e një qëndrim. Kosova duhet të jetë pjesë e bashkëpunimeve rajonale. Por vetëm si palë e barabartë – shtet sovran; e njohur nga të gjithë, njohëse e të gjithëve. Deri atëherë çdo nismë tjetër është e dëmshme për interesat nacionale tona dhe të shqiptarëve në rajon.” , ka thënë Abdixhiku.
Reagimi i plotë:
Qëndrimi i kryetarit Abdixhiku dhe LDK-së mbi ‘Open Balkan’
“Integrimi ekonomik ballkanik ka kuptim vetëm atëherë kur paraprihet nga një njohje politike – secili ndaj secilit. Serbia nuk e njeh Kosovën. Prandaj kufijtë marrin edhe më shumë kuptim. Ato bëhen vetvetiu më të fortë. Prandaj dhe si heqim dot as si ‘Mini Schengen’ e as si ‘Open Balkan’.
Njohja para bashkëpunimit pa kufij!
Ky është qëndrimi im dhe i LDK-së.
‘Open Balkan’ para se të jetë projekt ekonomik është megjithatë projekt politik. Përfitimet ekonomike, bëhen të parëndësishme përballë mohimit politik serb – dhe këtë duhet ta kuptojë secili i përfshirë, sidomos kolegët tanë në Shqipëri.
Qeveria e Kosovës duhet të flasë gjithsesi me Shqipërinë e Qeverinë shqiptare atje. Tensionimi i pakuptimtë i relacioneve tona – kryesisht për shkak të interferimeve të pamatura elektorale në këtë fillimvit nga Kryeministri ynë – ka bërë që për herë të parë në historinë 30-të e sa vjeçare, rrugët tona përballë Serbisë të jenë të ndara. Dhe kjo në vete është fatkeqësi. Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë një mendim e një qëndrim.
Kosova duhet të jetë pjesë e bashkëpunimeve rajonale. Por vetëm si palë e barabartë – shtet sovran; e njohur nga të gjithë, njohëse e të gjithëve. Deri atëherë çdo nismë tjetër është e dëmshme për interesat nacionale tona dhe të shqiptarëve në rajon.” /Gazeta Enigma/