Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nis me numërimin e votave të kandidatëve për deputetë dhe me konfirmimin e votave për subjektet politike.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Numërimi po bëhet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
“Përveç numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, në këto qendra, sipas Rregullores Zgjedhore të KQZ-së për Qendrat Komunale të Numërimit, do të bëhet edhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve”, tha Elezi.
