Të dielën në mbrëmje është përmbyllur procesi i numërimit të fletëvotimeve për subjektet politike në 2,557 vendvotime ku është zhvilluar votimi i rregullt, ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në një konferencë për media.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezit, të gjitha materialet zgjedhore janë tërhequr nga vendvotimet dhe janë vendosur në Qendrat Komunale të Numërimit në 38 komunat e vendit.
Megjithatë, në ueb-faqen e KQZ-së ende nuk janë procesuar 100% të vendvotimeve. Sipas përditësimit të fundit, janë procesuar 99.65% të vendvotimeve.

