Operohet 9-vjeçarja që u plagos mbrëmë në Gjakovë

Operohet 9-vjeçarja që u plagos mbrëmë në Gjakovë

9 vjeçarja e cila u plagos mbrëmë në Gjakovë, është operuar nga ekipi kujdestar në Klinikën e Neurokirurgjisë.

Kështu deklaroi doktoresha Dafina Basholli.

“Është larguar trupi i huaj, pacientja ka qenë në gjendje stabile. Vazhdon trajtimi i mëtutjeshëm në Klinikën e Neurokirurgjisë”, deklaroi ajo.

Mbrëmë në rrugën “Bardhyl Çaushi”, si pasojë e të shtënave me armë zjarri mes disa personave, u qëllua vajza e cila ishte kalimtare e rastit.

Sipas policisë, i dyshuari për rastin vazhdon të jetë në arrati dhe i njëjti është në kërkim.

Related Articles