Lushtaku, diasporës: Qëndroni këtu, me paga të Kosovës dhe përballuni me shëndetësinë tonë

Lushtaku, diasporës: Qëndroni këtu, me paga të Kosovës dhe përballuni me shëndetësinë tonë

Kandidati i PDK-së, Mergim Lushtaku, i cili i ka siguruar botat për deputet, tha se nuk i gëzohet fitores personale, kur sheh “gjendjen në të cilën është katandisur shteti ynë nën këtë regjim”.

“Për pesë vite në pushtet nuk morën kurrë përgjegjësi për dështimet, por zgjodhën shpifjen dhe etiketimin e kundërshtarëve politik si “miliarderë”, “kriminelë” e “vrasës”, duke mbjellë urrejtje për të fshehur paaftësinë”, shkroi Lushtaku.

Ai tutje tha se e ka një thirrje të sinqertë për një pjesë të bashkatdhetarëve tanë në diasporë.

“Qëndroni dhe jetoni realitetin e Kosovës, me paga të Kosovës. Paguani faturat, shkolloni fëmijët këtu dhe përballuni me shëndetësinë tonë. Faturat mujore shpesh janë sa një pagë mesatare, nuk kemi shëndetësi moderne e as sigurime shëndetësore, andaj qëndroni dhe jetoni këtu veç  tre muaj, sepse vetëm kështu bie propaganda e këtij regjimi”, thuhet në mesazhin e Lushtakut për diasporën.

“Kthjelluni nga hipnoza politike dhe herën tjetër votoni me arsye, jo me inat. Thirrni mendjes, mendoni me kokë të ftohtë dhe bëni krahasimet, ku ishim para pesë viteve dhe ku jemi sot krahasuar me vendet e rajonit”, shtoi tutje ai.

“Gjithsesi, urime për ata që zgjodhën varfërim dhe izolim. Më së shumti urime Martinit, Vuk Hamoviqit, urime atyre që janë kundër familjes, si dhe të gjithëve që janë kundër Kosovës”, u shpreh deputeti në ardhje i PDK-së.

Related Articles