Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe kolonelin Ejup Maqedonci, komunikuan virtualisht me kontingjentin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që është duke i shërbyer paqes dhe sigurisë globale, në kuadër të operacionit shumëkombësh “Inherent Resolve”, në Lindjen e Mesme.
Kurti tha se nga oficerët dhe nënoficerët tanë, që janë duke operuar në kuadër të njësive të ushtrisë amerikane, Mentor Ibrahimi, Kreshnik Haxhiu, Dhurim Shemsedini, Hyjnor Lajqi, Mehmet Mehmeti, është njoftuar për detyrat dhe angazhimet e tyre atje.
Postimi i plotë: