Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Në Prishtinë një grua e ka raportuar një burrë për dhunë psiqike.
“DHUNË NË FAMILJE- Prishtinë / 18.01.2026 – 00:02. Është raportuar se ankuesja femër kosovare ka dhunë psiqike nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.”
Në Pejë një burrë është arrestuar për veprën penale “Dhunë në familje”.
“DHUNË NË FAMILJE- Pejë / 19.01.2026 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
Dy persona janë arrestuar në Rahovec pasi janë rrahur mes vete.
“DHUNË NË FAMILJE – Rahovec / 18.01.2026 – 17:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet se janë rrahur mes vete, si pasojë njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime dhe ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”
Një person tjetër është arrestuar në Rahovec për “Dhunë në familje”.
“Rahovec / 18.01.2026 – 20:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi i njëjti kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
Në Mitrovicë një person dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj një gruaje dhe e ka sulmuar atë.
“DHUNË NË FAMILJE- Mitrovicë / 18.01.2026 – 13:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar presion psikologjik ndaj ankueses femër kosovare si dhe e kishte sulmuar fizikisht atë. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.”
