Prokuroria Themelore e Gjakovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Malishevë për dyshimet me manipulim të votave në këtë komunë, raporton Gazeta “Enigma”.
Këtë e konfirmoi zëdhënësi i prokurorisë, Drin Domi. Ai tha se operacioni është ndërmarrë nën dyshimet për falsifikim të rezultateve të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
