Basha: Aktgjykimi për Rashiqin është në shpërputhje me Kushtetutën

Basha: Aktgjykimi për Rashiqin është në shpërputhje me Kushtetutën

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, Nenad Rashiq, nga legjislatura e nëntë, ishte në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit.

Lidhur me këtë ka reaguar Dimal Basha, i cili gjatë asaj periudhe ishte kryetar i Kuvendit duke e udhëhequr procedurën në fjalë që u konstatua anti-kushtetuese.

Basha tha se ” Gjykata Kushtetuese nuk ka mandat për t’i dhënë interpretime Rregullores së Kuvendit, sepse Rregullorja e Kuvendit është mëse e qartë, ku në nenin 16, paragrafin 4, shprehet tekstualisht se është Kryetari i Kuvendit ai i cili “bën interpretimin përfundimtar të saj gjatë seancës plenare”.

Ai shton se Gjykata në rastin e sotëm “nuk ka konstatuar shkelje kushtetuese, por ka intepretuar frymën e Rregullores së Kuvendit, për të cilën nuk ka mandat”.

Tutje, Basha e pranon se Rashiqi nuk ka ardhur në pozitën e tij si propozim nga shumica e deputetëve nga radhët e komunitetit serb, por shton se kjo në vetvete e vërteton se nuk ka pasur propozim nga shumica e këtyre deputetëve.

Related Articles