Futbollisti i njohur ndërkomëtarisht nga Gjilani, Mirlind Daku, ka zhvilluar sot një vizitë tek klubi i këtij qyteti, SC Gjilani.
Daku, i cili luan për Shqipërinë në nivel ndërkombëtar dhe klubin rus Rubin Kazan, është parë i ulur bashkë me yjet e SC Gjilanit, sipas fotografive të ndara nga vetë klubi.
“Vizitat e Dakut janë gjithmonë speciale”, thuhet në postimin e SC Gjilanit.
