Albion Rrahmani ia bën sefte vitit 2026 me gol, shënon në kampionatin çek

Albion Rrahmani ia bën sefte vitit 2026 me gol, shënon në kampionatin çek

Sulmuesi Albion Rrahmani ka shënuar golin e parë të vitit 2026 për Sparta Pragën.

Ylli i Kosovës realizoi në derbin ndaj Zlin për të zhbllokuar epërsinë pas 65 minutave lojë.

Pasi mori një asistim perfekt nga Irving, Rrahmani ishte i pagabueshëm nga afërsia për ta zhbllokuar rezultatin (65’).

Ky ishte goli i parë për vitin 2026, gol që padyshim do t’ia rrisë motivimin për pjesën e mbetur meqenëse kishte kaluar një periudhë pa e “tundur rrjetën”.

Përndryshe, ishte goli i tetë në kampionatin çek këtë edicion, duke qenë golashënuesi i pestë më i mirë por vetëm tre më pak se Chory që e prinë listën.

Related Articles