Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po mbahet seanca për rastin “Banjska”.
Para gjykatores janë sjell të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, transmeton Klankosova.tv.
Dje, në rastin “Banjska” u dëgjua dëshmia e turistit nga Maqedonia e Veriut, i cili kishte përjetuar traumë të rëndë psikologjike gjatë sulmit në Banjskë i cili ishte i shoqëruar me familjen e tij.
