Abdixhiku: Shpifjet ndaj bashkëshortes sime do të përfundojnë në gjykatë

Abdixhiku: Shpifjet ndaj bashkëshortes sime do të përfundojnë në gjykatë

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar publikisht pas akuzave që, sipas tij, janë adresuar ndaj bashkëshortes së tij duke i cilësuar ato si shpifje të orkestruara nga “grupe parapolitike” në momente me interes kombëtar, raporton Gazeta “Enigma”.

Përmes një potimi në profilin e tij në Fcebook, Abdixhiku tha se rrjete të lidhura me shantazh dhe presion nuk hezitojnë të përfshijnë edhe anëtarë të familjeve në sulme politike. Ai theksoi se bashkëshortja e tij është përballur me pretendime të pavërteta për “përfitime politike” dhe “tregti me energji elektrike”.

“Natyrisht që, në ditë zhvillimesh me interes kombëtar, aktivizohen grupet parapolitike me shpifje. Në këtë aktivizim, përmes rrjeteve të tyre të lidhura me shantazh dhe presion, ata nuk hezitojnë të përfshijnë edhe anëtarë të familjeve. Sot, kanë përfshirë edhe bashkëshorten time, Albinën, me pretendime të pavërteta për “përfitime politike” e “tregti me energji elektrike”. Sa lehtë shpifet këndej!”, ka shkruar ai.

Tutje Abdixhiku ka theksuar se bashkëshortja e tij nesër do të ngrejë padi gjyqësore ndaj shpifësve.

“Si një zonjë e pavarur dhe profesionale që është, ajo më ka njoftuar se nesër do të ngrejë padi gjyqësore ndaj shpifësve. E mbështes plotësisht, moralisht dhe njerëzisht, në këtë betejë. Njëkohësisht, i kërkoj ndjesë që për shkak të angazhimit tim politik, ajo dhe familja e saj, tash e tre dekada punë, detyrohen të përballen me këtë gjuhë urrejtjeje dhe baltosjeje mercenare”, tha ai.

“E kuptoj se në botën e errët ku jetojnë këta njerëz përplot mllef e urrejtje, përpjekja për të përbaltur këdo është mënyrë ekzistence. Por një gjë e kam kuptuar qartë gjatë kësaj kohe: sa më larg prej tyre, sa më përballë me ta, aq më i drejtë është qëndrimi yt. Një nga gabimet më të mëdha dhe më të pafalshme të karrierës sime ka qenë pikërisht afrimi me ta – mendërisht, se asesi ndryshe”.

“Jam i bindur se Albina, si humaniste që është, çdo mjet të fituar nga kjo betejë gjyqësore do ta dedikojë për një kauzë fisnike në Kosovë”, ka përfunduar Abdixhiku. /Gazeta Enigma/

Related Articles