30 ditë paraburgim për 4 të akuzuarit për mashtrim me prona në vlerë 1.57 milion euro

30 ditë paraburgim për 4 të akuzuarit për mashtrim me prona në vlerë 1.57 milion euro

Prokuroria Themelore në Prishtinë bashkë me Policinë e Kosovës ka arrestuar katër persona me inicialet M.M., S.B., D.R., dhe B.Z.,  të cilëve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën  penale “Mashtrimi në bashkëkryerje”.

Në komunikatë bëhet e ditur se i dyshuari M.M., dyshohet edhe për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi I dokumenteve”, ndërsa i dyshuari  D.R. dyshohet edhe  për veprën penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme”.

Sipas dyshimeve, të pandehurit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, duke fshehur faktet  relevante dhe duke e vënë në lajthim të dëmtuarin H.M., në bashkëkryerje i kanë shkaktuar dëm matrial në vlerë prej 1,578,180.00 euro.

Prokurori i shtetit, ka nxjerrë urdhër ndalues të përkohshëm për parcelat përkatëse, pasi ekziston dyshimi i bazuar se prona  është shitur mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara dhe është transferuar në mënyrë të kundërligjshme. Njëkohësisht, nga Gjykata është kërkuar lëshimi i urdhërit  ndalues përfundimtar për këto parcela, me qëllim të sigurimit të pronës deri në përfundim të procedurës penale.

Bëhet e ditur se Gjykata kompetente u ka caktuar të pandehurve M.M., S.B., D.R., dhe B.Z. masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Related Articles