Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, iu drejtua popullit serb, duke folur për disa tema aktuale.
Gjatë fjalimit, Vuçiq përmendi arrestimin e sotëm të katër serbëve të dyshuar për krime lufte, në Syriganë të Skenderajt.
“Sot po arrestojnë njerëzit tanë. Sot, katër persona u arrestuan në Syriganë të Skënderajt për krime të dyshuara lufte. Kosova po e ndjek Kroacinë në gjithçka, por në fund të fundit ata kanë mbështetjen e heshtur të botës perëndimore”, tha Vuçiq.
Ai përmendi edhe dialogun dhe kryeminsitrin e Kosovës, Albin Kurtin, duke thënë se nuk ia ka shtrënguar kurrë dorën, duke e akuzuar të njëjtin se “shpërthen në sharje dhe pothuajse konfrontim fizik”.
“Dhe ne nuk duhet të jemi jashtë tryezës, sepse nëse nuk je në tryezë, atëherë je në menu. A mendoni se më pëlqen ta shikoj Kurtin? Nuk ia kam shtrënguar kurrë dorën. Nuk ka pasur kurrë një takim të këndshëm me ta, gjithmonë shpërthen me sharje, pothuajse deri në pikën e konfrontimeve fizike. Në disa raste, por nuk do të hyj në detaje rreth kësaj”, deklaroi Vuçiq.
