Ambasada e SHBA-ve në Kosovë paralajmëron rreziqe globale ndaj qytetarëve amerikanë

Ambasada e SHBA-ve në Kosovë paralajmëron rreziqe globale ndaj qytetarëve amerikanë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë përmes një njoftimi të hënën ka ngritur alarmin për sigurinë, duke u bërë thirrje qytetarëve amerikanë të tregojnë kujdes të shtuar.

Përmes një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale, ambasada ka përcjellë mesazhin e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili lidhet me zhvillimet e fundit dhe tensionet globale.

Ambasada u ka bërë thirrje shtetasve amerikanë që të qëndrojnë të informuar përmes kanaleve zyrtare dhe të respektojnë rekomandimet e autoriteteve, në mënyrë që të shmangen rreziqet e mundshme.

“Kujdes në të Gjithë Botën: Departamenti i Shtetit këshillon amerikanët në të gjithë botën, dhe veçanërisht në Lindjen e Mesme, të tregojnë kujdes të shtuar. Amerikanët jashtë vendit duhet të ndjekin udhëzimet në alarmet e sigurisë të lëshuara nga ambasada ose konsullata më e afërt e SHBA-së. Mbylljet periodike të hapësirës ajrore mund të shkaktojnë ndërprerje të udhëtimit. Objektet diplomatike të SHBA-së, përfshirë ato jashtë Lindjes së Mesme, janë shënjestruar. Grupet mbështetëse të Iranit mund të shënjestrojnë interesa të tjera të SHBA-së jashtë vendit ose vende të lidhura me Shtetet e Bashkuara dhe/ose amerikanët në të gjithë botën”, thuhet në njoftim.

Related Articles