Gjenden armë e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok

Gjenden armë e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok

Në fshatin Prelez të Zubin Potokut, Policia e Kosovës ka gjetur armë, uniforma, karikatorë, gëzhoja dhe dokumente.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti po hetohet nga autoritetet kompetente.

“Fsh. Prelez, Zubin Potok / 29.03.2026-15:50. Policia gjatë patrullimit në një shtëpi të pabanuar ka gjetur dhe konfiskuar : një armë pistoletë, dy uniforma,  një karikator të zbrazët të AK-së-47 ,  tri gëzhoja dhe disa dokumente tjera. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Related Articles