Këtë të mërkurë një person e ka humbur jetën si pasojë rrokullisjes me traktor, raporton Gazeta “Enigma”.
Rasti ka ndodhur në Istog, konkretisht në fshatin Polanë të Istogut. Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Një qytetar nga Leskoci i Klinës ka shkuar për dru me traktor në fshatin Polanë të Istogut, me ç’rast në rrethana ende të paqarta është rrokullisur. Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë, ku mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen”, deklaroi Gashi.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet e emergjencës dhe autoritetet përkatëse, të cilat po hetojnë shkaqet që çuan në këtë aksident tragjik”, shtoi ai.
