Dy persona plagosen me armë zjarri në Prishtinë, Policia jep detaje

Dy persona plagosen me armë zjarri në Prishtinë, Policia jep detaje

Këtë të enjte rreth orës 04:00 të mëngjesit në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, dy persona janë plagosur me armë zjarri, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili ka njoftuar se të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Aktualisht, hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po ndërmarrin veprime hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tha Pllana.

Related Articles