Paris Saint-Germaini shkëlqeu ndaj Liverpoolit në ndeshjet çerekfinale të Championsit dhe fitoi me rezultatin e përgjithshëm 4:0.
Tani PSG e kthen vëmendjen në elitën franceze ku e kërkon një tjetër titull.
PSG-ja e mbyll xhiron e 30-të me ndeshjen që e luan të dielën nga ora 20:45 në “Parkun e Princave” ndaj Lyonit.
PSG-ja është e para me 63 pikë, ndërsa Lyoni e kërkon një vend të Ligës së Kampionëve për sezonin tjetër. Në pozitën e pestë i ka 51 pikë.
PSG-ja i ka dy ndeshje më pak të luajtura. Ndeshjet i janë shtyrë për shkak të angazhimit në Champions. Kjo është kundërshtuar nga Lensi, ndjekësi i PSG-së në garën për titull. Por, vendimi për shtyrjen e atyre ndeshjeve mbeti në fuqi.
