Në lagjen “4 Llullat” është regjistruar një incident kur një lis është rrëzuar papritur dhe ka rënë mbi dy vetura që po qarkullonin në atë moment.
Fatmirësisht, nga informacionet e para nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjete.
Në vendin e ngjarjes pritet të dalin ekipet kompetente për të larguar trungun e rrëzuar dhe për të bërë vlerësimin e plotë të situatës.
