Kurti s’tregon nëse do ta pranojë Osmanin si kandidate për presidente nga LDK

Kurti s’tregon nëse do ta pranojë Osmanin si kandidate për presidente nga LDK

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është përgjigjur në pyetjen nëse do ta pranojë Vjosa Osmanin si kandidate për presidente, të hënën, shkruan Gazeta Enigma.

Ai vazhdoi për në seancën që ishte paraparë në shenjë nderimi për Rexhep Qosjen, duke mos dhënë përgjigje.

Ndërkaq, nesër është afati përfundimtar kushtetues për zgjedhjen e presidentit.

“LDK mund të propozojë edhe emra, s’kemi nevojë me i propozu tre, e propozojmë një. Mundet me qenë edhe Vjosa Osmani, por le të na tregon ai a i ka 66 vota për këtë president, por njehërë duhet të vendosë a dëshiron marrëvehsje me ne, apo 90 vota e 90 vota me ne nuk i ka”- deklaroi Abdixhiku para gazetarëve të shtunën. 

Related Articles