Abdixhiku shfaq 15 nënshkrimet e LDK-së për kandidatin për president të propozuar nga partia e tij

Abdixhiku shfaq 15 nënshkrimet e LDK-së për kandidatin për president të propozuar nga partia e tij

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shfaqur 15 nënshkrimet e deputetëve të partisë së tij, të cilat tha se janë për landidatin për president të propozuar nga LDK, ndonëse nuk përmendi emrin e Vjosa Osmanit.

Ai tha se nesër nuk do marrin pjesë në seancën, pasi tha se “presidenti mund të zgjidhet me marrëveshje”.

“E dënojmë situatën, Do ta mbrojmë me çdo çmim Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha Abdixhiku, lidhur me votimin për president pa kuorum.

“Natyrisht e dini qëndrimin tonë, LVV është zotuar që nga takimi i parë që nuk do ketë kandidatura të imponuara. E vetmja mënyrë sipas neve për ta zgjedhur presidentin e ri është përmes një marrëveshjeje, dhe këto janë shfaqje që nuk i shërbejnë demokracisë dhe po na çojnë drejt zgjedhjeve”, deklaroi Abdixhiku.

Related Articles