Barcelona e ka bindur trajnerin Hansi Flick për ta rinovuar kontratën edhe për dy vite, me opsion për një tjetër.
Tekniku gjerman po arrin suksese të shumta te gjiganti katalunas, me të cilët e fitoi titullin e kampionit të Spanjës për të dytin vit radhazi, atë në mënyrën më të bukur duke e mposhtur Real Madridin.
Gazetari Fabrizio Romano raporton se gjithçka është mbyllur mes dy palëve.
“Hansi Flick dhe Barcelona pajtohen për kontratën e re, gjithçka e aprovuar pas marrëveshjes në parim që ishte arritur javë më parë”.
“Kontrata e re e vlefshme deri në qershor të vitit 2028, me opsion deri më 2029, që u negociua nga agjenti i tij Zahavi në Barcelonë. Nënshkrimi së shpejti”, raporton ai.
Ndërkohë, Flick – të cilit i ndërroi jetë babai në të njëjtën ditë që e fitoi titullin iu premtoi tifozëve se vitin tjetër do ta fitojë Ligën e Kampionëve, trofe që Barcelona s’e ka shijuar që prej 2015.
