“Hamza veç kukull”, PSD: PDK-ja udhëhiqet nga klika e Uran Ismailit

“Hamza veç kukull”, PSD: PDK-ja udhëhiqet nga klika e Uran Ismailit

Edhe sot Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka vazhduar me aksione kundrejt partive, shkruan Gazeta Enigma.

Aksioni i sotëm ishte për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Teksa i hiqte fytyrat e kryetarit Bedri Hamza, nënkryetares Vlora Çitaku e ish-kryetarit Memli Krasniqi, Molliqaj u ndal te fytyra e Uran Ismailit, duke thënë se partinë e udhëheqë ai me klikën e vet.

“Bedri Hamza është vetëm kryetar kukull”, ka shtuar ai.

PSD-ja gjatë ditës së djeshme mbajti aksion kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke e cilësuar Vjosa Osmanin si “kalin e trojës”.

Related Articles