Prizreni tronditet: Përleshje mes kushërinjve, vritet një 27-vjeçar

Prizreni tronditet: Përleshje mes kushërinjve, vritet një 27-vjeçar

Një 27-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra me thikë gjatë një përleshjeje mes dy familjeve, kushërinj mes vete, në fshatin Kobaj të Prizrenit.

Sipas konfirmimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 14 qershor 2026 rreth orës 11:50. Gjatë konfliktit, viktima ka pësuar lëndime fatale nga një mjet i mprehtë, ndërsa babai i tij, një 57-vjeçar, ka mbetur i lënduar.

Policia njoftoi se personat e dyshuar, si dhe familjarët e viktimës, janë shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe drejtuesit e policisë rajonale, ndërsa janë ndërmarrë masa sigurie për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

Më datë 14 qershor 2026, rreth orës 11:50, në fshatin Kobaj, Prizren, është raportuar për një përleshje me mjete të forta ndërmjet dy familjeve, kushërinj mes vete.

Si pasojë e lëndimeve të marra nga një mjet i mprehtë (thikë), ka humbur jetën një mashkull rreth 27 vjeç, ndërsa një person tjetër (babai i viktimës), mashkull rreth 57 vjecar ka pësuar, lëndime.

Personat e dyshuar, si dhe familjarët e viktimës, janë shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore, si dhe eprorët nga Stacioni Policor Prizren dhe Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren. Policia ka ndërmarrë masa sigurie me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë së personave të përfshirë.

Policia, në koordinim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Related Articles