Putini thotë se Rusia është e gatshme për bisedime paqeje me Ukrainën

Putini thotë se Rusia është e gatshme për bisedime paqeje me Ukrainën

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se Rusia mbetet e gatshme për bisedime paqeje me Ukrainën, vetëm një ditë pasi një sulm ukrainas ndaj infrastrukturës ruse të naftës shkaktoi mungesa të karburantit.

Putin i cilësoi sulmet ukrainase si një “dredhi” që synon të “destabilizojë shoqërinë”, por theksoi se Moska vazhdon të mbështesë rrugën e negociatave.

“Megjithatë, Rusia, siç e kemi thënë vazhdimisht, është e gatshme për negociata paqeje me Ukrainën”, ka deklaruar ai, sipas gazetës The Independent.

Presidenti rus shtoi se Moska është e gatshme të vazhdojë procesin mbi bazën e marrëveshjeve të arritura në Stamboll.

“Jemi të gatshëm të ecim përpara mbi bazën e marrëveshjeve të arritura në Stamboll, marrëveshje që, ju kujtoj, u iniciuan në atë kohë nga delegacioni ukrainas”, tha Putin.

Related Articles