Në Kosovë janë 1 mijë e 903 raste aktive me COVID-19, derisa edhe numri i infektimeve është rritur, raporton Gazeta Enigma.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar të dielën për 269 raste të reja pozitive me COVID-19.
Ndërsa në total që nga 13 marsi i 2020-tës janë 109 mijë e 931 persona të cilët janë infektuar me virusin korona.
Shkak i infektimit me COVID-19 kanë vdekur 2 mijë e 271 qytetarë.
Kurse janë shëruar 105 mijë e 757.