Një person ka rënë nga kati i tetë i ndërtesës dhe si pasojë ka ndërruar jetë, raporton Gazeta Enigma.
Kjo u bë e ditur nga raporti i Policisë së Kosovës, ku thuhet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gursel dhe Bajram Sylejmani” në Ferizaj, rreth orës 17:24.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë dhe me urdhër të prokurorit trupi është dërguar në IML për obduksion.
“Viktima mashkull kosovar, ka rënë nga kati i tetë i një ndërtese. Si pasoj e lëndimeve të marra viktima ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.