E rëndë: Humb jetën një 20-vjeçar pas rënies së vinçit në Prishtinë

E rëndë: Humb jetën një 20-vjeçar pas rënies së vinçit në Prishtinë

Një 20-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e incidentit të rëndë që ndodhi sot në Rrugën A në Prishtinë, ku një kran u shemb në një vendpunishte.

Viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra, ndërsa nga Qendra e Mjekësisë Urgjente kanë konfirmuar se i riu ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Nga incidenti ka mbetur i lënduar edhe një person tjetër, i cili është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.

Related Articles