Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës paralajmëroi pasoja për gjashtë deputetë të kësaj partie që dolën kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të vendit.
Lumir Abdixhiku tha pas mbledhjes me grupin parlamentar se deputetët Avdullah Hoti, Hykmete Bjarami, Kujtim Shala, Arben Gashi, Armend Zemaj dhe Janina Ymeri janë deklaruar kundër kandidaturës së Sejdiut pë President.
I pyetur për masat që do të merren ndaj tyre, ai tha ato do të vijnë.
”S’duhet të brengosem në këtë fazë për natyrën diciplinore brenda LDK-së, sepse ajo do të vijë. Më shumë jam i brengosur për pasojat për Kosovën”, tha Abdixhiku.
Ai theksoi se vendime lidhur me masat ndaj atyre “do të vijnë”, ndërsa shtoi se ata përfaqësues të LDK-së që nuk e respektojnë vendimin e partisë “do të ta dorëzonin mandantin e deputetit”. Megjithatë, tha se këtë nuk ua kërkoi atyre në mbledhje.
