Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare, ndërsa nuk parashihen reshje.
Sipas parashikimit të IHMK-së, të shtunën, më 26 shtator, moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5°C deri në 9°C, ndërsa maksimalet nga 15°C deri në 18°C.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 6 m/s.
Ndërsa të dielën, më 27 shtator, do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare, pa reshje.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6°C deri në 9°C, ndërsa maksimalet nga 16°C deri në 19°C.
Edhe të dielën, era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 6 m/s.
