Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, në një konferencë për media ka thënë se PDK po pret dhe po kërkon që të thirret seanca e jashtëzakonshme për të aprovuar në lexim të dytë Ligjin për Gjykatën Speciale.
Ai ka thënë se kanë mbledhur një numër të konsiderueshëm të nënshkrimeve për këtë seancë dhe ka bërë thirrje tek të gjithë deputetët që t’i japin nënshkrimet për këtë seancë të jashtëzakonshme.
“PDK po pret, po kërkon që të thirret seanca, që ta aprovohet Ligji për Specialen në leximin e dytë. Ne i kemi dërgu ftesë dhe kërkesë znj. Haxhiu që ta thërret seancën. I kemi mbledhur nënshkrimet e një numri të konsiderueshëm për seancë të jashtëzakonshme, të PDK-së dhe Aleancës. I kemi dërguar ftesë dhe lutje deputetëve të VV’së e LDK’së dhe të komuniteteve joshumicë joserbe që ta në i japin nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme. Ne kërkojmë që Ligji të aprovohet. S’ka asnjë arsye që të mos aprovohet në lexim të dytë. S’ka pengesa ligjore e procedurale. S’do të ketë as pengesa politike nga subjektet tjera politike. Ka kaluar në lexim të parë dhe presim që të kalojë edhe në lexim të dytë. S’është ligj për PDK’në, është ligj që e kalon peshën e rëndësinë e një partie politike. Është ligj për luftën për pavarësi të popullit të Kosovës. Është kërkesë e drejtë”, ka thënë Hamza.
“Para se ta procedoj këtë ligj. I kam takuar të gjithë liderët, Kurtin, Abdixhikun e Gjinin. U kam kërkuar përkrahjen. Ne spo duam ta pengojmë drejtësinë. Ne duam drejtësi. Ne s’po duam ta shpërbëjmë këtë gjykatë”, ka shtuar ai.
