Gjendet vetura e burrit që privoi nga jeta të birin në Gjilan

Gjendet vetura e burrit që privoi nga jeta të birin në Gjilan

Pas më shumë se 12 orësh nga krimi i rëndë në Pogragjë të Gjilanit, është gjetur automjeti me të cilin u arratis Remzi Arifi, i dyshuari për vrasjen e të birit 29-vjeçar, mëson Klankosova.tv

Burime të Klankosova.tv kanë bërë të ditur se pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme nga autoritetet, vetura e Arifit është lokalizuar në zonën e Sllubicës, fshati që shtrihet në pjesën jug-lindore të Komunës së Gjilanit.

Arifi ka ikur nga shtëpia në orët e së mbrëmjes, të ditës së djeshme, pasi dyshohet se qëlloi për vdekje djalin, për motive akoma të panjohura.

Sipas Policisë, i njëjti ndodhet ende në arrati, ndërsa po punohet për kapjen e të njëjtit.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore, është njoftuar se po punohet për arrestimin e të dyshuarit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Articles