Syla troç: Kthimi i ligjit të Speciales një ‘rulet rus’ për protestuesit edhe miqtë e UÇK’së në Hagë

Syla troç: Kthimi i ligjit të Speciales një ‘rulet rus’ për protestuesit edhe miqtë e UÇK’së në Hagë

Gazetari e komentatori politik Valon Syla e konsideroi një gabim kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend për rishqyrtim në këto rrethana të paqarta.

Përgjegjësia dhe llogaridhënia për këtë hap të pamenduar mirë siç e konsideron Syla i mbetet kryesisht Partisë Demokratike të Kosovës pasi mbetet e pasigurt që ky legjislacion do të kthehet te Presidentja Justina Pula-Shiroka për miratim.

“Për Ligjin një gjë tashmë dihet. Në Kuvend e ktheu një pjesë e PDK dhe AAK dhe jo Justina Pula” shkruan ai dhe alarmon qartë se “kthimi i këtij ligji në Kuvend është ‘ruski rullet’ për protestuesit dhe miqtë në Hagë” dhe shtjellon rrethanat dhe faktorët që e bëjnë situatë me potencial krize të tillë.

“Opozita se di a i ka sot ma shumê se 22 deputet më në Kuvend. Ndërsa veten nê emër tê UÇK’së dhe çlirimtarëve të tjerë dhe të vetëshpallur, nuk e di a do të mund ti keni votat që ta ktheni përsëri për nënshkrim te Presidentja.

Ma e keqja është se PDK heshtë, AAK i frynë dhe Presidentja taktizon ndërsa disponimi i Albinit dhe Dejonës, hala se dimë a e dhezin tash pas kësaj centrifugën e machinës se lamjeve.”

Syla e nënvizoi tutje skepticizmin e tij dhe zhgënjimin me këtë hap ku nënvizoi tre faktorët kryesorë shtytës drejt këtij hapi.

“Ju qe i jepët zor, shpresoj se e jeni të bindur qe kthehet pas rileximit ky ligj të marten e ardhshme. Përndryshe mbesim pa të, dhe tashmë tjerat dihen. Te fala të veçanta të gjithë master mendjeve të UÇK’së, PDK’së dhe AAK’së.

Shpresoj se pe dini çka po bëni.”

Related Articles