Mbrëmë është mbyllur afati kalimtar veror për futbollistë në elitën e futbollit kosovar. Skuadrat kosovare kanë punuar maksimalisht gjatë verës, në mënyrë që ta ngritin nivelin për edicionin e ri 2021/22.
Klubet të cilat ishin pretendentë për titull gjatë edicionit të fundit, me transferimet e merkatos synojnë që përsëri të jenë në mesin e më të mirëve.
Në anën tjetër, tre ekipet e inkuadruara në Superligë, Ulpiana, Malisheva dhe Dukagjini, gjithashtu janë përforcuar maksimalisht, në mënyrë që të paraqiten sa më mirë në elitën e futbollit kosovar.
Madje, Malisheva është skuadra me më së shumti prurje, ku afër vetes ka sjellur plot 14 futbollistë. Pas, Malishevës vijnë skuadrat si Ulpiana, Dukagjini, Prishtina, Drita, Llapi, Gjilani dhe Ballkani.
Top-skuadrat kosovare gjithashtu nuk e kanë lënë keq. Prishtina si kampione me 10 prurje të reja synon ta mbrojë titullin, por do ta ketë mjaft vështirë ndaj Dritës, Gjilanit, Llapit e Ballkanit, të cilat gjithashtu janë kompletuar për edicionin e ri.
Dy skuadrat gjilanase, Drita dhe Gjilani për asnjë moment nuk kanë pushuar në afrimin e futbollistëve kualitativ, duke na mbajtur nën ethe sa herë që paralajmëronin për nënshkrime të reja.
Llapi në anën tjetër që në fillim të afatit kalimtar ka qenë shumë aktive, duke u përforcuar në të gjitha repartet. Ballkani ka nënshkruar me gjashtë futbollistë, e Drenica përkundër se e nisi shumë vonë punën, ka arritur marrëveshje me 11 futbollistë.
Feronikeli është e vetmja skuadër që nuk ka mundur të sjellë asnjë futbollist, pasi i është bllokuar merkato nga FIFA, shkak i mos-pagesës ndaj futbollistit shqiptar, Bedri Grecës.
Transferimet e plota nga të gjitha skuadrat e Superligës:
Prishtina (10): Xhevdet Shabani (Drita), Mendurim Hoti (Feronikeli), Bleart Tolaj (Hajduk Spliti), Kristian Vangjeli (Tirana), Florent Avdyli (Teuta), Arlind Shabani (Struga Trim&Lum), Betim Halimi (Olimpik Donetsk), Olti Mehmeti (Drita U19), Sodiq Ololande Atanda (Happoel Kfar Saba), Benet Ismali (Rroni 19).
Drita (10): Ardit Tahiri (Besa Pejë), Tun Bardhoku (Prishtinë), Rron Broja (Partizani), Agim Zeka (Lille B), Almir Kryeziu (Arbëria), Prince Balde (Feronikeli), Marko Simonovski (Feronikeli), Muharrem Jashari (Trepça ’89), Arbnor Muja (Trepça ’89), Perparim Islami (Feronikeli).
Ballkani (6): Astrit Thaqi (Feronikeli), Rustem Hoxha (Teuta), Theophilus Solomon (Al Qasida Kuvajt), Malsor Ajeti (Flamurtari) Albion Rrahmani (Malisheva), Stivi Frasheri (Teuta).
Gjilani (9): Arion Ymeri (Drenica), Arber Prekazi (Ballkani), Yll Hoxha (Feronikeli), Fabjan Beqja (Teuta), Albert Dabiqaj (Feronikeli), Agustin Torassa (Tirana), Elton Calé (Tirana), Blerim Krasniqi (Teuta), Ukshin Hoti (Liria).
Llapi (10): Ilir Avdyli (Feronikeli), Bianor Neto (Shkupi), Dardan Jashari (Ferizaj), Francisco Rivera (Mineros de Zacatecas), Festim Alidema (Slaven Belupo), Adem Maliqi (Feronikeli), Dren Ahmeti (Vushtrria), Alban Shillova (Prishtina), Alef Firmino (NK Dubrava), Drilon Fazliu (Vushtrria).
Drenica (11): Visar Haxhijaj (Besa), Erdin Dushi (Prishtina), Alvin Maccornel (Oilers Monrovia), Qlirim Avdulli (Arbëria), Arbios Thaqi (Malisheva), Fatlum Gashi (Dukagjini), Armend Abazi (Malisheva), Erjon Morina (Besa), Samuel Nii Noye Narh (Lank FCV), Bruno Arrabal Passamani (Arbëria), Jeon Sushin (Hakodate Nacharo).
Dukagjini (12): Arbër Shala (Ballkani), Argjend Bardhi (Feronikeli), Henry Chibueze (Vëllaznimi), Ergyn Ahmeti (Drita), Moriba Lamah (Trepça ’89), Ardin Dallku (Gjilani), Ermal Vitija (Prishtina), Ahmed Januzi (Llapi), Bujar Shabani (Shkupi), Kenan Haxhihamza (Ballkani), Jozef Kuqi (Opatija), Jean Carioca (Feronikeli).
Malisheva (14): Abit Salihu (2 Korriku), Agon Xhaka (Prishtina), Agron Bruqi (Arbëria), Mergim Pefqeli (Prishtina), Muhamet Hyseni (Llapi), Gentrit Ulluri (Drenica), Gentijan Binishi (Vllaznia Pozheran), Marc Oliver (Istog), Ronald Obwek, Hasan Hyseni (A&N), Fatlum Lleshi (Burrel), Edison Mazreku (Oberneuland), Torivoll Stullqaku (Flamurtar), Ilir Mustafa (Ankara Keciorengucu).
Ulpiana (12): Marclei Santos (Arbëria), Iran Junior (Teuta), Silvester Shkalla (Kastrioti), Ermir Rezi (Kastriot), Denis Haliti (Flamurtari), Leuart Avdyli (Trepça ’89), Jetmir Basha (Tërbuni), Drilon Ajeti (Llapi) Fabrice Boudega (Istog), Ardi Shala (Llapi), Argjent Mustafa (Drenica), Eglantin Hoxha (Drenicës).
Feronikeli (0): I është mbyllur merkato nga FIFA, shkak i mos-kryerjes së detyrimeve ndaj futbollistit shqiptar, Bedri Greca.