Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia për shtrëngimin e masave anti-COVID.
Në mbledhjen e Qeverisë, të mërkurën është bërë miratimi i vendimit për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin , parandalimin dhe luftimin e pandemise Covid – 19.
Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë ka bërë të ditur se asnjë qytetarë i vaksinuar nuk ka vdekur si pasojë e COVID-19. Ai me këtë rast kanë thënë se ka pasur qytetarë të vaksinuar që janë infektuar me virus por që e kanë kaluar shumë më lehtë atë.
“Po e ritheksoj, nuk kemi të vdekur nga variant Delta që paraprakisht janë vaksinuar. Ata që janë vaksinuar po ka raste të tilla që janë infektuar me verzionin Delta, mirëpo e kanë kaluar shumë më kollaj, e në shumicën e rasteve s’ka pas nevojë për kurfarë hospitalizimi të tyre”, ka thënë ai.
Poashtu, Kurti ka kërkuar nga qytetarët që të caktojnë termine e të vaksinohen, duke u shprehur se varianti Delta është i pandalshëm.
“Ftojmë qytetarët të caktojnë termine për vaksinim dhe të vazhdojnë me procesin e vaksinimit sepse variant Delta është i pandalshëm. Në anën tjetër, përkundër asaj se vaksinimi po shkon mirë, e kemi të detyrueshme që të marrim masa të reja të cilat do ta ngadalësojnë ritmin e infeksioneve dhe në këtë mënyrë ta ruajm shëndetin publik. Distanca fizike, maskat e higjiena personale është e domosdoshme por detyrë mbi detyrat për te gjithë neve si qytetarë të përgjegjshëm për qytetarët e Kosovës është vaksinimi. Vaksina ka, mund të zgjidhet lloji i saj vetëm se duhet të merret”, ka shtuar ai.
Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se në Kosovë ka rritje enorme të rasteve të infektimit, andaj masat e marra do të tentojnë ta mbajnë në kontroll situatën epidemiologjike.
“Masat për ruajtën dhe mbrojtjen janë për të kufizuar trasnmeptimin e Covid-19 dhe për të zvogluar vdekjet. Kemi rritje enorme të rasteve me Covid-19. Në një situatë të tillë dukë balancuar interesin e ruajtjës së shëndetit publik dhe atë ekonomik, propozojmë ndërmarrjen e masave të reja. Masat nuk përcaktojnë obligimin e vaksinimit të obligueshëm. Masat dhe afatet kohore shërbejnë që situatat epidemologjike të mbahet në kontroll” tha ai.