Qeveria e Kosovës i ofron mbrojtje kontraktorëve afganë të cilët punojnë në NATO

Qeveria e Kosovës i ofron mbrojtje kontraktorëve afganë të cilët punojnë në NATO

Qeveria e Kosovës ka vendosur të hënën, që t’u ofroj mbrojtje të përkohshme dhe e menjëhershme kontraktorëve afganë, të cilët aktualisht punojnë në NATO, përfshirë edhe familjeve të tyre, raporton Gazeta “Enigma”.

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e saj të 29-të, në formë elektronike, në lidhje me ofrimin e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme për personat e rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan.

“Në rast të nevojës e me qëllim të sigurisë kombëtare, ata do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit nga institucionet relevante të sigurisë në Republikën e Kosovës. Ky vendim, në përjashtim të kategorisë së personave, të cilëve u ofrohet mbrojtje, korrespondon me pikat tjera të vendimit numër 01/26 të datës 16.8.2021”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Paraprakisht, me vendim të qeverisë, mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershme i është ofruar personave që janë në proces të aplikimit për Special Immigrant Visa (Vizave të Veçanta Imigruese) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe personave të kualifikuar nën grupin P2 (klasifikim i veçantë i përcaktuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan si Prioriteti 2), përfshirë familjarët e këtyre dy grupeve./Gazeta Enigma.

Related Articles