Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 13 vdekje, raporton Gazeta Enigma.
Nga 10 mijë e 848 testime, prej tyre 1901 raste kanë rezultuar pozitivë, derisa 433 pacientë janë shëruar.
Në total, 21 mijë e 922 janë raste aktive në Kosovë.
Ndërsa, numri në total i dozave të administruara është 729 mijë e 554, kurse gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 21 mijë e 719 qytetarë.