Ish-ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Connell është shprehur i lumtur për, siç tha, angazhimin e Kosovës për ta luftuar korrupsionin, raporton Gazeta “Enigma”.
O’Connell bashkë me ambasadorin aktual të Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott i shkuan për vizitë në Ministrinë e Punëve të Brendshm, ministrit Xhelal Sveçla.
Ish-ambasadori u shpreh i lumtur që takoi Sveçlën dhe për përpjekjet e Kosovës për ta luftuar korrupsionin.
“I lumtur që e takova Xhelal Sveçlën sërish. Qytetarët e Britanisë së Madhe dhe ata të Kosovës ndajnë preokupime të përbashkëta, përfshirë krimin e organizuar dhe ekstremizmin. Ne duhet të punojmë së bashku për t’i adresuar ato. Isha i gëzuar që dëgjova për angazhimin e Kosovës për ta luftuar korrupsionin”, shkroi O’Connell në Twitter, shkruan ai.
Ndërsa, ambasadori Abbott lidhur me takimin me Sveçlen tha se biseduan për çështje me interes reciprok.
“Sot iu bashkova paraardhësit tim nga Kosova, Ruairí O’Connell për ta takuar Ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla. Ne diskutuam çështje me interes reciprok të tilla si lufta kundër terrorizmit dhe luftimi i krimit të organizuar”, shkroi ai.
Great to see @XSvecla again. The people of the UK and Kosovo share common threats, including organised crime and extremism. We need to work together to address them. Glad to hear about Kosovo’s commitment to fight corruption. https://t.co/AGnk0Gz184— Ruairi O'Connell (@oconnellruairi) August 25, 2021