Pesë persona humbën jetën në një aksident në Qafë-Muzinë, ditën e sotme.
Minibusi i linjës Tiranë – Sarandë u përplas me një automjet Land Rover, ra nga ura dhe përfundoi në greminë.
Numri i viktimave u konfirmua për Euronews Albania nga autoritetet në Gjirokastër.
Sipas INSTAT, në shtatë-mujorin e parë të vitit 2021, numri i të aksidentuarve në vendin tonë është 1,050 persona.
Ndërsa numri i të vdekurve nga aksidentët rrugore për të njëjtën periudhë kohore është 118.