Për një ditë, për 39 është ulur numri i pacientëve që po trajtohen kundër COVID-19 në spitalet dhe klinikat e Kosovës, bazuar në raportin ditor të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.
Përderisa të martën në SHSKUK po trajtoheshin 1259 pacientë, sipas njoftimit, sot janë duke u trajtuar 1220.
Nga ta 1116 janë të konfirmuar me COVID-19. 1051 persona po trajtohen me oksigjenoterapi e 59 janë në gjendje të rëndë shëndetësore, në kujdes intensiv.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 115 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 107 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 87 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 88 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19, 19 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 17 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë
Spitali i Prizrenit, 171 pacientë
Spitali i Gjakovës, 120 pacientë
Spitali i Pejës, 209 pacientë
Spitali i Gjilanit, 134 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 32 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 46 pacientë
Spitali i Ferizajt, 70 pacientë
Të martën, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, u shpreh se për herë të parë që nga shpërthimi i variantit Delta, në spitalet e Kosovës ka pasur më shumë lëshime sesa pranime të pacientëve me COVID-19.