Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në fundjavë dhe ditët e para të javës së ardhshme. Fundjava pritet të jetë me diell e vranësira, e java e ardhshme fillon me mot kryesisht me diell, derisa orët e mëngjesit do të jenë më të ftohta. Mund të ketë edhe reshje shiu.
Në ditët e fundjavës parashihet të mbajë mot me diell e vransira, e ditën e diel, aty këtu ekzistojnë gjasa për riga lokale shiu.
Në fillim të javës së ardhshme parashihet mot kryesisht me diell, megjithëse mëngjeset shkojnë duke u bërë më të ftohta.
Indeksi i cilësisë së ajrit në përgjithësi mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira.
4.09 – Kryesisht me diell. Kohëpaskohe do kalojnë edhe vransira.
5.09 – Vransira dhe intervale me diell. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu.
6.09 – Kryesisht me diell. Orëve të pasdites do të ketë edhe zhvillime të vransirave lokale.
7.09 – Kryesisht me diell, në mëngjes më freskët.
8.09 – Pas mëngjesit të freskët, ditën kryesisht me diell, herë herë me vransira kalimtare.
Temperaturat minimale luhaten nga 10C deri 14C, e deri nga mesi i javës së ardhshme me tendencë të rënies, ku pritet të zbresin edhe deri në 6C. Temperaturat maksimale luhaten përreth vlerave mesatare nga 23C deri 26C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatara nga verilindja 3-10m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies së lehtë, e nga dita e hënë në rritje.