Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Pejë, ku thuhet se disa persona kanë mbetur të vrarë, raporton Gazeta Enigma.
Gazeta “Enigma”, ka kontaktuar me Policinë e rajonit të Pejës, por të njejtit kanë thënë se ende nuk dihet për viktima.
“Derisa të marim informacionet e sakta, nuk mund të themi asgjë. Ngjarja ka ndodhur, por nuk dihet sa viktima janë dhe për çfarë arsye ka ndodhur ngjarja”, thanë nga Policia e Kosovës.
Ndërsa, prokurori i Pejës, Shkodran Nikçi, ka thënë se Policia dhe prokuroria kanë dalur në vendin e ngjarjes.
Teksti në përditësim.