Sa janë të sigurta dhe efikase testet rapide, mikrobiologët flasin për Gazetën “Enigma”

Sa janë të sigurta dhe efikase testet rapide, mikrobiologët flasin për Gazetën “Enigma”

Rastet e infektimi me COVID-19 në Kosovë janë shtuar ditëve të fundit në masë të madhe. Rritje e madhe e numërit të vdekjeve, përfshirë këtu moshat e reja, gratë shtatzëna e deri te fëmijët 2 vjeçar, ka bërë që vendi ynë të gjendet para një situate alarmante me pandeminë, shkruan Gazeta “Enigma”.

Si rezultat i gjendjes së re të krijuar, fluksi i madh i qytetarëve po shihet në qendrat e mjekësisë familjare të cilët janë licencuar nga MSh për të kryer teste rapide, apo testimet e shpejta.

“Ka një siguri te mjaftushme, diku rreth 98% është  i sigurtë , rezultati del i sakte pozitiv ose negativ. Eshte mjaft i mire dhe un personalisht e propozoj në masë të madhe me u testu popoullata dhe ato rastet pozitive me u vertetu pastaj me metoden PCR, metod më e sofistikume”, ka thënë mikrobilogu Arsim Ibrahimi, për Gazetën “Enigma”.

Ai ka thënë se ky test është i lehtë për perdorim, me rezultat të shpejtë dhe çmim të lirë.

“Nuk është test i vështirë me u kry, çdo laborator që egziston mund ta bëj por se duhet të bëhet vetëm tek profesionistët, rekomanduar nga stafi mjekësor”, ka shtuar tutje ai.

Testet rapide po kryhen në të gjitha komunat e Kosovës

Gazetën “Enigma” ka kontaktuar disa prej përgjegjësve për testim nëpër komuna të Kosovës, për të kuptuar ecurinë e testimeve me testet rapide.

Në lidhje me këtë çështje, drejtoresha për shëndetësi në Gjakovë,  Afërdita Spahiu, është shprehu se ky lloj testi ka letësuar punën e stafit shëndetësor si dhe ka pasur efekt të mirë në raport me pacientët.

“Testet rapide në Komunën e Gjakovës kryhen çdo ditë, tek qendra  kryesore e mjeksisë familjare. Kemi improvizu një hyrje të veçantë për tu mos u perzier me pacientët tjerë që vin për shërbimet tjera. Ky test  është më i shpejt se secila metod tjeter dhe ka efekte pozitive duke qenë i sigurtë po aq sa testet tjera.Interesimi i qytetareve për testim është shumë i madh, ku vetëm  gjatë ditës testohen afër 300 pacientë, ndërsa që nga muaji shkurt e deri më tani, janë testuar afer 5000 qytetar”, ka thënë ajo.

Për të njejtën çështje, Arbenita Hajdari, drejtoreshë e Qendres së Mjekësisë Familjare në Gjilan, në një prononcin për Gazetën “Enigma”, ka thënë se një numër i madh i qytetarëve të kësaj komune janë të interesuar për ta bërë këtë test.

“Qendra e Mjeksisë Familjare “Ramiz Cernica” është dy kateshe dhe ka dy hyrje. Në oborrin e njërit kat është e venodsur tenda për testimin e qytetarëve me teste rapide. Testime kryhen nga laboranti bashkë me dy infermiere. Testi bëhet me udhezim të mjekëve familjar nëse ka simptoma, nëse është ndonjë rast kontakti dhe s’i vërtetim për punë”, ka thënë ajo.

Hajdari tutje ka treguar se vetëm gjatë një ditë në këtë qender, janë bëre mbi 100 teste, ndërsa nga 30 marsi e deri më tani janë kryer 2mijë e 458 testime gjithësej. 

“Këto teste bëhen çdo ditë nga ora 08:00 deri në oren 13:00. I kemi listat me emra të pacientëve dhe në fund të ditës raportohen në IKSHPK, në drejtorinë tonë dhe te doktoresha Burbuqe Shkodra, epidemiologe në qendrën rajonale të shëndetit publik në Gjilan” ka përfunduar ajo.

“Mos testimi i duhur, rrezikon shëndetin e përgjithshëm publik”

Në anën tjetër, drejtor Ekzekutiv i Bordit të KMDLNJ-së, Bexhet Shala në një prononcim për Gazetën “Enigma”, ka thënë se mos krijimi i kushteve për vaksinim dhe testim, po kontribuon në rrezikimin e mëtejmë të shëndetit të përgjithshëm publik. Ai madje ka kritikuar institucionet kosovare se nuk po bëjnë mjaftueshëm për të ofruar siguri shëndetësore për qytetarët.

“Ne ishim të pavëmendshëm si shtet në mbrojtje të shëndetit të qytetare, ndërkohë që institucionet ranë në gjumë për shkak të rënies së madhe të rasteve, dhe u gjetën të pa përgatitur në këtë situatë, nuk e kryen vaksinimin me kohë apo u kryen në numër shumë të vogël dhe kjo ka ndikuar që tash numrin e kemi tejet të lartë dhe kemi të bëjmë me një rrezikim të përgjithshëm të shëndetit të qytetarëve”, ka thënë Shala.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 13.084 testime, 1.029 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa 24 persona kanë humbur jetën. /Gazeta Enigma/

Related Articles