Tentuan të dalin nga Kosova me teste të falsifikuara të COVID-it, ndalohen nga Policia

Tentuan të dalin nga Kosova me teste të falsifikuara të COVID-it, ndalohen nga Policia

Zyrtarë policorë, në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit më 09.09.2021 rreth orës 09:10, gjatë kontrollimit të dokumentacionit përkatës, pas dyshimeve të bazuara për falsifikim dokumenti, kanë ndaluar dy meshkuj kosovarë  për kontrollim më të detajuar të dokumentacionit.

Të  dyshuarit  E.F., (viti i lindjes 2003)  dhe A.A (viti i lindjes 2003)  kane prezantuar tek autoritetet policore dy dokument, vërtetim të testit RT-PCR Test Sars-CoV-2, të lëshuara nga  QKMF ne Gjakovë.  Zyrtarët policorë kanë kontaktuar me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF)-Gjakovë, nga ku është  konfirmuar se dokumentet e prezantuara nuk janë të  evidentuar si dokumente të  lëshuara në QKMF -Gjakovë.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, bazuar në rekomandimin e tij, ndaj të dyshuarve iniciohet rasti nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘legalizim i përmbajtjes së pa vërtetë’. Dokumentet janë konfiskuar nga ana e policisë, rasti bazuar në aktvendimin e prokurorit vazhdon në procedurë të rregullt.

Related Articles