Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në seancën e Kuvendit ku edhe po mbahet seanca për zgjedhjen e Lindita Nikollës, si kryetare të këtij institucione, iu ka përgjigjur protestës së deputetëve të Partisë Demokrate, të cilët po grisin fletat e votimit.
Rama në momentin që i erdhi radha për të votuar, fillimisht mblodhi të gjitha fletat e votimit të grisura nga deputetët e PD-së dhe i vendosi në një qese, duke i marrë me vente tek ulësja e tij në sallë.
Aty reaguan deputetët e PD-së, ndërsa, Rama u detyrua që qesen me fletat e grisura t’ia dorëzojë komisionit vlerësues.
Kurse, Partia Demokratike kishte vendosur të votojë kundër zgjedhjes së Lindita Nikollës si Kryetare e re e Kuvendit.
Për të shmangur ndonjë rrjedhje votash, demokratët zgjedhën ta grisin fletën e votimit dhe ta hedhin jashtë kutisë.
Edhe kryetari i PD Lulzim Basha pasi kishte marrë në dorë fletën e votimit e ka grisur dhe më pas e ka hedhur në tokë.
Mbetet për t’u parë nëse ky është qëndrimi radikal që PD do të mbajë me punimet në parlament gjatë të gjithë sesionit të ri.