Me dy gola të shënuar nga një në secilën pjesë-lojë, skuadra e Fiorentinës ka shënuar fitore të vlefshme në udhëtim të Atalanta, shkruan Gazeta Enigma.
Së pari, në minutën 33’ të pjesës së parë, Dushan vllahovic ka shënuar për avantazhin fillestar të mysafirëve, me të cilin rezultat u mbyllë pjesa e parë.
Në pjesën e dytë vendësit morën iniciativën, por ishin sërish mysafirët ata të cilët shënuan të parët në minutën 49’, për të shtuar avantazhin në 0 – 2, përmes të njejtit realizator nga pjesa e parë.
Të kota ishin tentativat e vendësve për të rikthyer rezultatin pasi disavantazhi prej dy golash ishte i lartë për t’u përmbysur. E tëra që ata bënë ishte goli i Zapatas në minutën 65’, i cili ishte përfundimtar, për të përmbyllur shifrat e takimit, Atalanta – Fiorentina 1:2, shkruan Gazeta Enigma.